Gostivari barazon me Dinamon, Enis Dervishi shënon eurogol

Gostivari gjatë ditës së sotme në Ohër ka zhvilluar edhe takimin e dytë kontrollues në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Erxhan Menga luajtën baraz 1:1 me skuadrën serbe të Dinamo Vranjes,  skuadër kjo që pjesën e parë e mbylli me epërsi.

Deri tek barazimi skuadra e Gostivarit erdhi vetëm në pjesën e dytë, edhe atë falë eurogolit të shënuar nga Ens Dervishi, futbollistit tetovar, i cili gjatë kësaj merkatoje erdhi nga rradhët e Teteksit.

Ndeshjen e rradhës Gostivari do ta zhvillojë me 26 korrik kundër Dukagjinit në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Leave a Reply