Akademia Pandev mundi Bregallnicën

Akademia Pandev shënoi fitore 3:1 në miqësoren e zhvilluar sot përballë Bregallnicës në Strumicë,  njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga elita e futbollit vendor, edhe pse gjatë pjesës së parë ishte në disavantazh, në pjesën e dytë tregoi karakter dhe kualitet, që në fund dhanë rezultatin e duhur dhe 3 gola në rrjetën e skuadrës nga Shtipi, që me përforcimet e bëra gjatë kësaj merkatoje, konsiderohet si një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Bregallnica avansoi në minutën e 32-të me golin e Filip Milenkovskit, ndërsa autorë të golave për Akademia Pandevin ishin mbrojtësi Stefan Kostov (71’), Ivan Nikolov (73’) dhe Ilija Donov (85’).

Akademia Pandev ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë kundër Sasa, skuadër kjo që gjithashtu sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë – Lindje.

Leave a Reply