Gashi dhe Ismaili spektakël në Tetovë, mundin kundërshtarët në raundin e parë

Senad Gashi dhe Lulzim Ismaili dominuan mbrëmë spektaklin e boksit “Nata e Kampionëve” të zhvilluar në qendër të Tetovës të organizuar nga klubi i boksit “Shkëndija No Limit” dhe promotorit shqiptar Bekim Hoxha. Gashi kishte luftën kryesore të natës, në të cilën triumfoi që në raundin e parë përballë boshnjakut Jasmin Hasiq. Boksieri pejan që jeton dhe vepron në Spanjë, e mundi boshjakun me “nok aut” në ndeshjen që ishte e vlefshme për UBF dhe GBF.

Ndërkohë emocione solli edhe dueli i boksierit tetovar Lulzim Ismaili dhe serbit Mihajlo Rajiq. Gjithashtu edhe Ismaili arriti të mposht Rajiqin që në raundin e parë, me serbin që u dorëzua dhe nuk mundej të vazhdoj luftën më tej. Kështu Lulzim Ismaili regjistron fitoren e tretë në po aq ndeshje në boksin profesionist.

Ndryshe spektakli nuk mungoi edhe në 17 përballjet tjera 9-të në boks amator dhe 8 në atë profesionist, ndërsa u dallua dueli ndërmjet gjermanit Kai Hilderbrent dhe serbit Ivan Jakovleviq. Kujtojmë që eventi “Nata e Kampionëve” organizohet për herë të tretë në katër vitet e fundit në qytetin e Tetovës. /SHENJA/

Leave a Reply