Shaqiri ka një premtim pas rikthimit nga lëndimi

Xherdan Shaqiri është rikthyer në stërvitje, pas një lëndimi që kishte pësuar që nga ndeshjet e Ligës së Kombeve me Zvicrën. Futbollisti shqiptarë tanimë shpreson të jetë i gatshëm dhe të luajë në ndeshjen e së dielës në “FA Community Shield” kundër Mançester Sitit në “Uemblli”.

“Jam me të vërtetë i lumtur që jam rikthyer, më në fund. Kam pasur një lëndim me ekipin nacional dhe jam rikuperuar në ‘Melëood’ derisa skuadra ishte në Amerikë”, tha fillimisht Shaqiri.

“Tani jam i kënaqur që jam rikthyer dhe që kam filluar sërish punën. Jam i gatshëm ta ndihmoj skuadrën time. Të lëndohesh është pjesë e jetës dhe futbollit. Jam me të vërtetë i lumtur dhe po ndihem shumë mirë. Është gjithnjë mirë që të punosh me këta djelmosha sërish”, deklaroi 27-vjeçari.

Pas “Community Shield”, Liverpulli e fillon kampanjën e re në Premierligë më 9 gusht kundër Norviit në “Enfilld Roud”, ndërsa Shaqiri është i bindur se skuadra do të përmirësohet edhe më tej.

Leave a Reply