Vllaznia e Shkodrës transferon ish mbrojtësin e Renovës

Vllaznia e Shkodrës, një ndër klubet më të vjetra në Shqipëri, gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe një emër të ri, duke vazhudar kështu me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Pas emërimit të trajnerit Mirsad Jonuz dhe angazhimit të mbrojtësit, Filip Gligorov, drejtuesit e skuadrës shkodrane gjatë ditës së sotme prezantuan edhe mbrojtësin maqedonas Aleksandar Ristevski.

Bëhet fjalë për një mbrojtës 27-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Pobedës së Prilepit, ndërsa gjithashtu gjatë vitit 2018-të, në pjesën e dytë të sezonit mbronte ngjyrat e Renovës.

Ndryshe përveç me Pobedën dhe Renovën, Ristevski, i cili numëron mbi 90 ndeshje në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Pelisterin, Mladost Carev Dvorin, Metalurgun dhe Skopjen.

Leave a Reply