Një tetovar i bashkohet Beshiktashit!

Futbollisti tetovar, Riza Durmishi, pjesë e kombëtares së Danimarkës, gjatë kësaj vere mund ti thotë lamtumirë Lacios.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, është skuadra turke e Beshiktash, ajo që dëshiron shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, i cili nuk arriti që të vjen në shprehje me fanellën e skuadrës nga kryeqendra italiane.

Megjithatë problem paraqet shuma që kërkon Lacio, drejtuesit e së cilës Durmishin e vlerësojnë në 4 milion euro, teksa drejtuesit e Beshiktashit vetëm 2.5 milion euro.

25-vjeçari Durmishi te Lacio u transferua verën e vitit 2018-të nga rradhët e Real Betisi për shumën e 7 milion eurove. Ai me fanellën e “lacialëve” regjistroi gjithsej 19 paraqitje, 10 prej të cilëve në “Serie A”, 7 në ndeshjet e Liga Europa dhe 2 në kuadër të Kupës së Italisë.

Futbollisti me origjinë nga Tetova, me Lacion ka kontratë deri verën e vitit 2023.

Leave a Reply