Ja si do të dukej formacioni i Realit me Nejmarin në përbërje!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka refuzuar të mohojë një transferim të vonshëm në “Santiago Bernabeu” të yllit brazilian të PSZH-së, Nejmar, për shërbimet e të cilit gjithashtu po interesohet edhe rivali i përbetuar i “madrilenëve”, Barcelona.

Është vetë Nejmar që dëshiron largimin nga “Parku i Princërve”, vetëm pas dy viteve të kaluara te Paris Sen Zhermeni, drejtuesit e së cilës skuadër për transferimin e tij i kishin paguar Barcelonës plotë 222 milionë euro.

Madridi dhe Barcelona kanë kohë deri më 2 shtator të finalizojnë marrëveshjen në fjalë.

Raportohet se “mbretërit” do t’i japin fund interesimit për francezin e Mançester Junajtedit, Poll Pogba, nëse arrijnë të transferojnë brazilianin Nejmar.

Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, Nejmar te Reali do t’iu bashkohej emrave si Eden Hazard dhe Garet Bejll në pjesën ofenzive, ndërsa më poshtë mund të shihni edhe formacionin e plotë të Real Madridit me Nejmarin në përbërje.

Leave a Reply