Pollozhani ende pa filluar punën e drejtorit sportiv te Flamurtari, jep dorëheqje!

Artim Pollozhani ende pa nisur mirë punën edrejtorit sportiv te Flamurtari i Vlorës, ka vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme.

Një gjë të tillë ka njoftuar “Panorama Sport”, sipas të cilit medium lamtumirën skuadrës vlonjate ende pa nisur sezoni i ka dhënë edhe trajneri Gerd Haxhiu.

Sipas të njëjtit burim shkak për këtë është bërë moskorrektësia e drejtuesve të klubit për të paguar lojtarët që kishin arritur marrëveshjen.

E mërkura ishte lënë si afat i fundit për të vërë pagesën, por në Vlorë ka rezultuar si mashtrim i radhës.

Flamurtari është tashmë në një kolaps të plotë dhe rrezikon të mos nisë sezonin futbollistik, pasi askush nuk merr përsipër të drejtojë këtë ekip.

Rikujtojmë Artim Pollozhani dy vitet e fundit ishte pjesë e Flamurtarit, ku së fundmi mbante edhe shiritin e kapitenit, ndërsa falë kontributit të tij dhe profesionalizmit të treguar gjatë kësaj periudhe te skuadra vlonjate, drejtuesit eFlamurtarit i ofruan struganit 37-vjeçar edhe postin e drejtorit sportiv, rol këtë që me shumë gjasa nuk do ta ushtrojë.

Leave a Reply