Tmerr pas ndeshjes, merr flakë autobusi i tifozëve të Partizanit

Për disa tifozë të Partizanit, udhëtimi drejt Elbasanit për “Superkupën” e Shqipërisë ka qenë pak më ndryshe se për të tjerët, pasi kanë mbetur viktima të një incidenti të vogël.

Mbështetësit e skuadrës kryeqytetase festuan në tribuna me ekipin e zemrës pas duelit dhe më pas u nisën drejt kryeqytetit. Ashtu siç ndodh zakonisht, udhëtimet e tiozerisë të kuqe organizohen me autobusë. Por një prej tyre është përfshirë nga flakët në dalje të qytetit të Elbasanit, pak kilometra pasi ata kishin nisur rrugëtimin drejt kryeqytetit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar nga kjo situatë e pazakonte, vetëm pak panik në momentin kur u kuptua se pjesa e mbrapme e autobusit ishte përfshirë nga flakët. Tifozët zbritën nga mjeti me shpejtësi duke e braktisur atë pa pasoja. I vetmi telash ishte se u desh të kërkonin mjete të tjera për të bërë të mundur kthimin në shtëpitë e tyre. (vipsport.al)

Leave a Reply