“Arena Kombëtare” nuk licencohet, Shqipëri – Islandë, ja në cilin stadium zhvillohet ndeshja

Stadiumi i ri në Tiranë “Arena Kombëtare”, ishte parashikuar që të hapej që në ndeshjen e 11 qershorit kundër Moldavisë, por  u shty në një afat tjetër, por edhe në afatin e ri të vendosur, i njëjti nuk arriti që të përmbushë kushtet.

UEFA ka bërë publike axhendën e sfidës Shqipëri-Islandë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset “Euro2020”, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Dëshira për të parë ekipin Kombëtarë sërish në Tiranë është shumë e madhe, por tifozët “kuqezi” duhet të presin ende për të shijuar një gjë të tillë.

Për momentin shtëpia e tyre do të vijoj të jetë “Elbasan Arena”, stadium ky i cili do të mirëpres sfidën e 5-të të Kombëtares në kualifikueset “Euro2020”, ndeshje e cila do të zhvillohet më 10-të shtator.

Tre ditë pas transfertës kundër Francës, kampionëve të botës, për Shqipërinë e Edi Rejas sfida kundër Islandës pritet të jetë shumë përcaktuese për rrugëtimin e ekipit Kombëtarë në këtë aventurë europiane.

Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e katërt në kuotën e 6-të pikëve pas dy humbjeve dhe dy fitoreve, ndërkohë grupin “H” e kryesojnë tre kombëtare, Franca, Turqia dhe Islanda, që kanë nga 9 pikë.

Leave a Reply