Golat nga ndeshja Teteksi –Shkupi (VIDEO)

FC Shkupi sot në Çair në rolin e mysafirit ndaj Teteksit shënoi fitore 5:1 në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e finales së Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë nuk dhuroi shumë gola, ndërsa e njëjta u mbyll me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi kroat, Marin Jurina (14’).

Pjesa e dytë solli një tempo më të lartë të lojës, sidomos nga ana e “bardhekaltërve” nga Çairi të cilët falë dy golave të njëpasnjëshëm nga braziliani Serxhinjo (53’, 66’) avansuan me rezultatin 3:0.

Në minutën e77-të kroati Jurina sërish u regjistrua në listën e golashënuesve, ndërsa fitoren 5:1 të FC Shkupit e vulosi Serxhinjo me golin e tretë personal, që njëherit ishte edhe “hat-triku” i parë i shënuar me fanellën e skuadrës shkupjane.

 

Leave a Reply