Riberi prezantohet te Fiorentina

Frank Riberi edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Fiorentinës. Mesfushori francez më herët gjatë ditës së sotme kishte arritur në Firencë, ndërsa gjatë pasdites ai nënshkroi kontratën me ekipin “vjollcë”.

Më shumë detaje rreth kësaj marrëveshje nuk janë publikuar në faqen zyrtare të klubit, ku qëndron se Riberi do të prezantohet të enjten (22 gusht) nga ora 17:30.

Në “Artemio Franki”, Riberi do të veshë fanellën e zakonshme me №7, që për më shumë se 10 vite e mbante te Bajerni i Munihut.

Ndryshe Fiorentina është klubi i 8-të në karrierën profesioniste të 36-vjeçarit francez, i cili më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadrat si, Bulon, Ale, Brest, Metz, Galatsaraj, Olimpik Marsej dhe Bajern Munih.

Leave a Reply