Lëndohet edhe një tjetër futbollist i Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka marr lajme të mira nga lëndimet në ditë e fundit. Pas mungesave të sigurta të Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, ishte Milot Rashica ai që pësoi dëmitim.

Tani në dyshim është edhe Herolind Shala për ndeshjet e shtatorit, pasi ka pësuar një frakturë  në dorën e djathtë.

Ai pritet të futet në operim dhe do të mungoj disa javë, shkruan Gazeta Sheshi.

Në këtë mënyrë numri i lëndimeve ka shkuar në 4, ndërsa duke pasur parasysh se bëhet fjalë për futbollistë titullarë, vërtetë trajneri Bernard Çallandes do ta ketë shumë të vështirë për këto ndeshje të shtatorit, kur fillimisht Kosova me 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të mirëpret Republikën Çeke, ndërkohë 3 ditë më pas do të luaj si mysafir me Anglinë.

Leave a Reply