Renditja tabelare pas 3 xhirove, asnjë skuadër me pikë të plota

Të dielën mbylli siparin java e tretë në elitën e futbollit vendor, teksa rezultatet kanë prodhuar edhe ndryshime në renditjen tabelare, shkruan “infOSport.mk”

Interesant është fakti se pas 3 javësh të luajtura në LPFM, asnjë skuadër nuk ka marrë pikët e plota.

Tashmë në krye të tabelës ndodhen Akademia Pandevi dhe Renova me nga 7 pikë, teksa prapa tyre qëndron skuadra e Struga Trim Lum që po tenton të bëhet befasia më e këndshme e këtij fillim sezoni.

Pas Struga Trim Lum, në pozitën e katërt ndodhet Makedonija GJ.P, që së bashku me dy skuadrat kryesuese mund të lëvdërohet se nuk ka pësuar ende disfatë, për të vijuar në pozitën e 5-të FC Shkupi me 4 pikë, që tashmë ka shijuar të tre rezultatet e mundshme (fitore, barazim dhe disfatë).

Me pikë të njëjta në pozitën e 6-të ndodhet Vardari, për të vijuar më pas Rabotniçki dhe Sileksi që kanë nga një fitore, ndërsa në dy pozitat e fundit ndodhen Shkëndija dhe Boreci, që në tre xhirot e para kanë marrë vetëm nga një barazim.

 

Renditja Tabelare
# Nd. F B D Gol-av. Pikë
1. Ak. Pandev 3 2 1 0 3:0 7
2. Renova 3 2 1 0 5:3 7
3. Struga Trim Lum 3 2 0 1 5:4 6
4. Makedonija Gj.P 3 1 2 0 3:1 5
5. FC Shkupi 3 1 1 1 4:4 4
6. Vardari 3 1 1 1 2:2 4
7. Rabotniçki 3 1 0 2 3:4 3
8. Sileksi 3 1 0 2 2:3 3
9. Shkëndija 3 0 1 2 1:3 1
10. Boreci 3 0 1 2 0:4 1

 

 

Leave a Reply