Alioski: Lehtë të thuhet ti fitojmë 6 pikë, por duhet të japim maksimumin

Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut e presin dy ndeshje të vështira ndaj Izraelit dhe Letonisë të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020. Në situatë kur përfaqësuesja e vendit sheh me syh ka vendi i dytë në grup që të merr kualifikimin për në Europian, atëherë gabimet nuk tolerohen në dy sfidat e këtij muaji.

Futbollisti i Lids Junajtedit dhe reprezentuesi i vendit, Ezgjan Alioski foli para gazetareve nga Izraeli, duke porositur që duhet të jepet maksimumi nga secili për të arritur cakun e dëshiruar.

“Çdo herë kur jam këtu në përfaqësuese, i gatshëm jam që të jap maksimumin. E njejta është edhe me të gjithë futbollistët tjerë. Është e lehtë të thuhet me fjalë që pres t’i fitojmë 6 pikë, por duhet që të japim maksimumin. Fillimisht duhet ta fitojmë Izraelin, pastaj me vetëbesim më të madh të luajmë edhe ndaj Letonisë dhe të fitojmë”, shprehet Alioski.

Leave a Reply