Lajm i mirë për Shqipërinë në prag të ndeshjes me Turqinë

Fitorja ndaj Islandës ka rikthyer shpresën te Kombëtarja e Shqipërisë për një kualifikim në Europianin e vitit 2020. Shqipëria falë fitores ndaj islandezëve tashmë numëron 9 pikë, 6 më pak se dy skuadrat kryesuese, Turqia dhe Franca. Pikërisht turiqt janë kundërshtari i rradhës i Shqipërisë, ndërsa në prag të këtij takimi, që në program është me datë 11 tetor, nga Turqia vjen një lajm i mirë për “kuqezinjtë”, duke qenë se pak ditë më parë, sulmuesi kryesor Xhengiz Under ka pësuar një dëmtim.

Ylli i Romës ka probleme me kofshët, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore, i konstatua se Under duhet të qëndrojë të paktën 5 javë larg fushave të blerta, duke konfirmuar në këtë mënyrë mungesën ndaj Shqipërisë dhe Francës.

Një fitore në Turqi, do të hapte rrugën për në Europian për “kuqezinjtë”, të cilët më pas kanë dy ndeshje të lehta në letër përballë Moldavisë dhe Andorrës. Shqipëria këtë cikël eliminatorë do ta mbylli në shtëpi, me ndeshjen kundër Kampionëve të Botës, Francës.

Leave a Reply