Barcelona në avantazh ndaj Valencias, shkëlqen 16-vjeçari Ansu Fati (VIDEO)

Barcelona e ka mbyllur me epërsi minimale 2:1 pjesën e parë ndaj Valencias, në ndeshjen e vlefshme të javës së katërt në La Liga, shkruan “infOSport.mk”.

Në mungesë të Lionel Messit, gjithë vëmendjen në këtë ndeshje e morri talenti 16-vjeçar  Ansu Fati, i cili fillimisht në minutën e 3-të shënoi golin e avantazhit për Barcelonën, që vetëm 4 minuta më pas të asistoj në golin e dytë të shënuar nga holandezi, Frenki De Jong.


GOLAT NGA PJESA E PARË, BARCELONA – VALENCIA 2:1


Përveç kësaj, Ansu Fati në disa momente merrte duartrokitje frenetike nga të pranishmit në stadiumin “Kamp Nou” falë performancës së tij dhe driblimeve përballë futbollistëve kundërshtarë, ku dukej sikur i njëjti po luan tashmë shumë vite me ekipin “katalunas”, edhe pse takimi i sontëm është vetëm i 3-ti për të dhe i pari si titullarë.

Golin e vetëm në këtë pjesë për Valencian e realizoi Gameiro në minutën e 29-të, duke bërë që pjesa e dytë të na sjellë futboll edhe më cilësor dhe shumë paqartësi, pasi ky rezultat nuk mund ti jap komoditet skuadrës së Ernesto Valverdes, që duhet sulmuar nëse dëshiron të marrë fitoren e dytë këtë edicion dhe të mbajë hapin me skuadrat e kreut.

Leave a Reply