Debutim ëndërrash për Abdurrahimin me NK Bravo në elitën e futbollit slloven

Ish futbollisti i Shkëndijës ka bërë një debutim ëndërrash me fanellën e skuadrës së NK Bravo nga Ljublana në elitën e futbollit slloven, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti shqiptarë i lindur në Kroaci, të premten shënoi një gol në fitoren 4:1 të skuadrës së tij të re në udhëtim te Rudari.

Abdurrahimi shënoi golin e tretë në minutën e 65-të, teksa dy gola të tjerë realizoi Matko (8’, 21’) dhe një tjetër, Nukiç (67’).

Abdurrahimi edhe pse vetëm një ditë më parë iu bashkua skuadrës së NK Bravo, ai ndeshjen e javës së  9-të kundër Rudar, e nisi si titullar, për tu zëvendësuar në minutën e 71-të, nga Arafat Mensah.

Për NK Bravo, ishte kjo fitorja e 3-të sezonale, me ç’rast kjo skuadër pas 9 xhirove renditet në pozitën e 6-të me 11 pikë.

 

Leave a Reply