Futsal Shkupi godet fuqishëm në merkato

Futsal Shkupi të premten në mbrëmje ka prezantuar përforcimin e rradhës në prag të sezonit të ri në elitën e futsalit vendor, por njëkohësisht edhe për ndeshjet e “Main Round” të Ligës së Kampionëve, që në program janë në fillim të muajit tetor, njofton “infOSport.mk”.

Përforcimi më i fundit i kampionëve në fuqi të vendit është Zoran Levevski, kapiteni aktual i përfaqësueses së Maqedonisë në futsal. Ai te skuadra nga Çairi vjen nga rradhët e Velesit, rivalit kryesor për titullin në këto 4 vitet e fundit në futsalin vendor. Levevski me Futsal Shkupin ka nënshkruar kontratë për një vit, ndërsa bëhet përforcimi i 5-të, pas Dragan Petroviç, Ferid Agushit, Erkan Seferit dhe Aleksandar Gligorovit.

Se Zoran Levevski do të jetë një përforcim shumë i madh për Futsal Shkupin, dëshmoi edhe debutimi i tij në ndeshjen miqësore me Prishtina 01, ku kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë shumë mirë adaptohej në lojën e “bardhekaltërve” me pjesën tjetër të skuadrës.

Ndryshe Futsal Shkupi përballë skuadrës së Prishtina 01 shënoi fitore 4:2.

Leave a Reply