Marselinjo me lot në sy: Më shkarkuan pasi nuk duheshe të fitojmë Kupën! (VIDEO)

Shkarkimi i trajnerit Marselinjo nga bankina e Valencias ka habitur shumë kë. Vendimi i drejtuesve të skuadrës spanjolle ka qenë vërtetë i pakuptimtë, pasi Valencia arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, ndërsa gjithashtu fitoi Kupën e Spanjës, duke mundur në finalen e madhe kampionët e Barcelonës.

Mirëpo si duket pikërisht ky trofeu i fundit solli edhe deri te shkarkimi i trajnerit, Marselinjo, i cili mes lotëve në konferencën për shtyp u shpreh: “Unë jam i sigurt, pas asnjë dyshim, që të gjithë këtë situatë të keqe e solli fitimin i Kupës. Përgjatë gjithë sezonit ne kishim marrë mesazhe direkte dhe indirekte se duhej ta refuzonim. Por tifozët donin të luftonin për atë, lojtarët gjithashtu ishin të bindur për ta fituar. Stafi i trajnerëve kërkonin të luftonin për Kupën. Por fitimi i saj në solli deri këtu. E konsideroj veten si një trajner fitues. A do të ishte profesionale që të mos hynim në konkurrim. Si do t’i shprehesha lojtarëve që të mos konkurronin? Presidenti më ka uruar më parë vetëm për arritjen në Ligën e Kampionëve, por jo edhe për fitimin e Kupës”.

Leave a Reply