Po lind një yll! 16-vjeçari Fati frymëzuesi kryesor i fitores së madhe të Barcelonës ndaj Valencias (VIDEO)

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona ka shënuar fitore 5:2 ndaj Valencias në ndeshjen e javës së katërt në La Liga. “Kamp Nou” sonte u dashurua tek supertalenti 16-vjeçar, Ansu Fati, i cili u bë futbollisti më i ri në elitën e futbollit spanjoll që arrinë të shënojë, por njëkohësisht edhe në asistojë në një ndeshje (16 vjet e 318 ditë).

Sulmuesi i talentuar i Barcelonës shënoi që në minutuën e 3-të, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë asistoi në golin e dytë të shënuar nga ana e holandezit, Frenki De Jong (7’).

Përveç këtyre dy ngjarjeve, Fati i frymëzuar edhe nga goli i shënuar që në start vazhdoi të shkëlqejë përballë futbollistëve kundërshtarë, duke mahnitur të pranishmit me driblimet dhe pasimet e tij.

Në pjesën e dytë i pari që shënoi për Barcelonën ishte Zherard Pike (51’), ndërsa më pastaj rradha i erdhi Luis Suarez (61’, 82’), i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 60-të, në vend të Ansu Fati, i cili me duartrokitje të mëdha u përshëndet nga ana e të pranishmëve.

Në anën tjetër të saktë për Valencian dolën të jenë Kevin Gamejro (27’) dhe Maksi Gomez, i cili shënoi në minutën e dytë shtesë të takimiti.

Me këtë fitore Barcelona tashmë i afrohet në vetëm dy pikë skuadrës kryesuese të Atletiko Madridit, që sot u dorëzua përballë Real Sociedadit.

Leave a Reply