Pollozhani shënon golin e parë me Skënderbeun, por korçarët humbasin ndaj Tiranës (VIDEO)

AArtim Pollozhani ka shënuar golin e vetëm për Skënderbeun në transfertën ndaj Tiranës, skuadër kjo që në fund në “Selman Stërmasi” shënoi fitore 3:1 ndaj skuadrës korçare, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse në moshë 37-vjeçare, Pollozhani vazhdon të luaj në nivele të larta, teksa sot shënoi golin debutues me fanellën e Skënderbeut, te e cila skuadër u transferua gjatë kësaj vere nga rradhët e Flamurtarit.

Goli i Pollozhanit on Vidnews.

Pollozhani shënoi në minutën e 67-të, kur barazoi shifrat në 1:1, pas golit të Ngo në minutat shtesë të pjesës së parë për Tiranën, për të cilën skuadër në pjesën e dytë dy gola tjerë realizuan edhe Grent Halili dhe Erion Hoxhallari.

Falë kësaj fitore Tirana kryeson renditjen në Superligën shqiptare me 10 pikë pas 4 xhirove të para, duke lënë pas vetes Teutën e Blendi Shkëmbit me 8 pikë.

Leave a Reply