Mediat angleze: Mançester Junajtedi e ka seriozisht për Muriqin!

Skuadra gjigande nga Anglia, Mançester Junajted, i është bashkuar garës për shërbimet esulmuesit kosovar të Fenerbahçes, Vedat Muriqi, pasi skautë të kësaj skuadre thuhet se kanë ndjekur atë në ndeshjen Angli – Kosovë në Sauthempton. 25-vjeçari shënoi një gol nga penalltia në pjesën e dytë, teksa kishte asistuar në golin e parë të shënuar nga Valon Berisha.

Mediat angleze raportojnë se Junajtedi është në garë për nënshkrimin e sulmuesit shqiptarë, që ju ka lënë mbresa të mirë në atë ndeshje, ndërsa edhe mungesa e një sulmuesi pas ikjeve të Romelo Lukakut dhe Aleksis Sançez, mund të shtyejë drejtuesit e “Djajve të Kuq”, që të angazhojnë Vedat Muriqin në një të ardhme shumë të afërt.

Rikujtojmë përveç, Junajtedit, edhe Totenhami kishte shprehur dëshirë për transferimin e Muriqit, njëjtë sikurse edhe Atletiko Madridi, por edhe dy skuadrat italiane të Napolit dhe Fiorentinës.

Leave a Reply