Del Piero tregon se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve!

Legjenda e futbollit italian dhe Juventusit, Alessandro Del Piero ka veçuar emrat e skuadrave favorite për Ligën e Kampionëve.

Ai nuk beson se skuadra kampione e Juves është në mesin e favoritëve.

“Të parashikosh Ligën e Kampionëve është e vështirë, nëse do të jetë e çmendur si ajo e fundit”, – deklaroi Del Piero për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

“Unë them Barcelona, Mançester Siti, e pastaj Liverpull janë para skuadrave tjera”, shtoi ai.

“Juventus është në grupin e dytë, por vetëm për shkak të rezultateve nga edicioni i kaluar. Në realitet ekipi është konkurrent. Dhe, duhet të kenë kujdes nga Real Madridi që do të rikthehet shumë lartë”, – u shpreh Del Piero.

Leave a Reply