Mbape arrinë marrëveshje me Real Madridin, do të thyhet rekordi i transferimeve!

Real Madridi këtë verë tentoi të transferonte Nejmarin nga Paris Sen Zhermeni, mirëpo që këta të fundit kërkuan më shumë se sa që duhej.

“Mbretërit” thuhet se kanë hequr dorë nga transferimi i brazilianit problematik, mirëpo nuk do ta largojnë presionin ndaj skuadrës franceze.

Sipas “Diario AS”, madrilenët tani po tentojnë transferimin e Kylian Mbapes nga kampioni i “Ligue 1”, derisa janë të gatshëm ta thyejnë rekordin e transferimeve që mbahet nga Nejmari.

27-vjeçari u transferua në Parkun e Princave në verën e vitit 2017 nga Barcelona për shumën e 222 milionë eurove, mirëpo që në verën e vitit 2020 mund t’i thyhet.

Mbape pritet të vendos një rekord të ri në tregun e transferimeve pasi Real Madrid është i gatshëm ti ofroj PSZH-së, 225 milionë euro plus 50 milionë të tjera në formë bonusesh.

Talenti francez gjithashtu do të jetë lojtari më i paguar në botë teksa në Madrid do të përfitoj 35 milionë euro kesh në sezon plus pesë milionë të tjera varësisht nga forma që tregon.

Leave a Reply