Migjen Basha karrierën e tij do ta vazhdojë në Australi!

Vetëm pak ditë më parë  Migjen Basha u tërhoq nga Kombëtarja shqiptare, ndërsa me shumë gjasa ai do të braktis edhe Arisin, pjesë e së cilës skuadër është që nga vera e vitit të kaluar.

Gjatë këtij sezoni, kur kanë kaluar tre xhiro në Superligën greke, mesfushori nuk është grumbulluar në asnjë takim, duke lënë të kuptohet se largimi është çështje orësh.

Sipas mediave greke karriera e mesfushorit shqiptarë, i cili luajti 30 ndeshje dhe shënoi 3 gola me fanellën “kuqezi”, do të vazhdojë në rang klubesh në një tjetër kontinent.

Sipas asaj që raporton “gazzetta.gr”, Basha do të vijojë karrierën në Australi, pasi prej javësh ka marrë një ofertë joshëse nga një klub elitar në vendin e largët.

Leave a Reply