Një Kosovë “bombastike”, një emër “big” pritet të ju bashkohet “Dardanëve”

Suksesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll në dy vitet e fundit është faktori kryesor që futbollistët shqiptarë që luajnë në Evropë t’i thonë “PO” një ftese eventuale nga ana e drejtuesve të Federatës së futbollit kosvar.

Florent Muslija, Valdrin Mustafa, Florent Hadërgjonaj, Eris Abedini, Idriz Voca, Edon Zhegrova etj, janë vetëm disa prej emrave që kanë pranuar të përfaqësojnë Kosovën, ndonëse kanë pasur mundësi të luajnë edhe për vendet tjera si Shqipëria, Gjermania apo edhe Zvicra.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka deklaruar se shteti është duke përgatitur pasaportat për disa futbollistë të rinjë që do të bëhen “Dardanë”.

“Indeksonline” mëson që futbollisti i radhës që do të veshë fanellën e Kosovës është Meritan Shabani.

20- vjeçari është rritur si futbollist te Bajernit të Munihut, nga e cila skuadër verën e kaluar u transferua në Angli te skuadra e Vulverhempton.

Leave a Reply