Bulent Akin zbulon formacionin anti Vardar

Trajneri i FC Shkupit, Bulent Akin ka zbardhur formacionin me të cilin do të luaj përballë Vardarit, në ndeshjen e vlefshme të javës së 6-të në LPFM, njofton “infOSport.mk”.

Ashtu edhe siç paralajmëruam, për herë të parë këtë edicion në krahun e djathtë të mbrojtjes do të paraqitet, Bojan Gjorgievski, i cili do të zëvendësojë Filip Stojanovskin e suspenduar.

Vendin e sulmuesit kroat, Marin Jurina, gjithashtu i suspenduar, sërish do ta zë i riu, Musli  Lika, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës, është e njëjta, sikurse ajo që doli të luaj me Sileksin të shtunën, kur “bardheblutë” kishin shënuar fitore minimale 1:0.

Ndeshja FC Shkupi-Vardari, që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit, starton në ora 15:30.

Formacioni 🙌#FCSHKUPI ⚪️🔵

Публикувахте от FC Shkupi в Сряда, 18 септември 2019 г.

Leave a Reply