Renova – Shkëndija, ja si kishte përfunduar ndeshja e fundit (VIDEO)

Sot në futbollin vendor në program është “El Clasico” shqiptare, midis dy skuadrave teovare, Renovës dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave çdoherë kanë zgjuar interesim të madh, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe sot në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Pas një dominimi të plotë të Shkëndijës në ndeshjet ndaj Renovës, këta të fundit pikërisht në ndeshjen e javës së fundit të edicionit ë kaluar, i dhanë fund serisë negative ndaj “kuqezinjëve”, duke shënuar fitore me rezultatin 3:2.

Emran Ramadani në dy raste dhe njëherë Muhamed Useinin shënuan në rrjetën e Shkëndijës, për të cilën skuadër realizuan Ensar Ljuma dhe Besmir Bojku.

Interesant është fakti se që të gjithë këta golashënues nuk do i shohim sot në fushën e stadiumit, pasi më nuk janë pjesë e skuadrave respektive, njëjtë sikurse edhe Fisnik Nuhiu, kapiteni legjendar i Renovës, i cili në atë ndeshje të 26 majit vendosi ti thotë lamtumirë futbollit.

Leave a Reply