Ofertë 20 milionëshe për Vedat Muriqin! E konfirmojnë edhe nga Fenerbahçe

Telefoni i drejtorit sportiv të Fenerbahçes, Damien Comolli , kohët e fundit ka qenë shumë i zënë. Menaxherë dhe skautë të ndryshëm nga Europa e kanë kontaktuar italianin, duke u interesuar për sulmuesin, Vedat Muriqi. E në ndërkohë ka qenë vetë Comolli që ka folur për të ardhmen e Vedat Muriqit, duke pranuar që për shërbimet e sulmuesit kosvar janë disa klube të interesuara.

“Emrin e skuadrës nuk mund t’jua them, por mund t’ju tregoj se oferta që na ka ardhur për janar është 20 milionë euro për Muriqin”, – theksoi Comolli.

Në fundjavë do të zhvillohet derbi më i madh në Turqi midis Galatasarayit dhe Fenerbahçes dhe në këtë ndeshje pritet të jetë i pranishëm një skaut i Juventusit.

Leave a Reply