Ja sa bileta janë shitur deri tash për miqësoren, Kosovë – Gjibraltar

Kosova me datë 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Gjibraltarin në një miqësore të lehtë në letër para përballjes shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi. Edhe pse bëhet fjalë për një kundërshtarë relativisht të lehtë, interesimi i tifozëve kosvar nuk ka munguar, ndonëse ka qenë më i vogël.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Arianit Ahmeti tha për Indeksonline se deri më tash janë shitur rreth 7500 bileta.

Deri më 10 tetor ka ende kohë dhe pritet që të gjitha biletat të shiten.

Leave a Reply