E vërteta rreth Muzafer Ejupit! Shkupjani nuk sulmoi askënd, por ishte viktima

Edhe pse një ditë më parë mediat kroate, por edhe ato në vendin tonë kishin publiluar lajmin, se kinse futbollisti shqiptarë i Slvaen Belupo, Muzafer Ejupi bashkë me një shokun e tij kishin sulmuar një 53 vjeçar në qytetin e Koprivnicës, realiteti qëndron ndryshe, përcjellë “infOSport.mk”.

Pikërisht Ejupi kishte qenë viktimë e një sulmi, ku si pasojë futbollisti shkupjan kishte humbur ndjenjat. Siç raporton “sportske.jutarnji.hr”, Ejupi ishte goditur me një shifër metali nga mbrapa, ndërsa e gjithë kjo kishte ndodhur për arsye shumë të ulët, për një vend parkimi.

Sipas të njëjtit burim kunati i Muzafer Ejupit, kishte parkuar veturën e tij në një hyrje të një ndërtese, në të cilën kishte banuar 53-vjeçari, i përfshirë në këtë incident.  Ai menjëherë kishte zbritur nga banesa e tij dhe nga mbrapa me një shufër metali kishte goditur Ejupin, i cili nga goditja e fortë kishte rënë në tokë pa vetëdije.

Pas gjithë kësaj kishte reaguar kunati i futbollistit shqiptarë, i cili kishte sulmuar 53-vjeçarin, që kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në spital, ndërsa Ejupi bashkë me të ishin shoqëruar në polici.

Pas hetimeve policore, Ejupi u la i lirë, ndërsa kunati i tij u mbajt në komesariat.

Për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e 53-vjeçarit, mirëpo ekziston mundësia që i njëjti të akuzohet për sulm ndaj Ejupit, i cili me siguri se do humbas ndeshjen e fundjavës që vjen kundër ish skuadrës së tij, Osijekut.

Leave a Reply