Lajm i mirë për Kosovën, për ndeshjet e tetorit rikthehen 3 futbollistë

Tre nga futbollistët titullarë te përfaqësuesja e Kosovës, Milot Rashica, Benjamin Kololli e Herolind Shala pritet të jenë të gatshëm për ndeshjet e tetorit, teksa  seleksionuesi Bernard Çallandes nuk do t’i ketë sërish në dispozicion  Arbër Zenelin dhe Hekuran Kryeziun.

Kryeziu javën e shkuar nisi stërvitjet pas rikuperimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave prej muajit prill, por është kohë e shkurtër të përgatitet për ndeshjet e 11 dhe 14 tetorit.

Ndërkohë sa i perkët Zenelit, ai vetëm muajin tjetër do të nisë me stërvitje.

Të gjithë këta futbollistë i munguan Kosovës në ndeshjet eliminatore të këtij muaji për “Euro 2020”, ndaj Çekisë dhe Anglisë, ku “dardanët” morrën një fitore të madhe 2:1 në Prishtinë ndaj Çekëve, teksa u mundën në transfertën ndaj “Albionit Krenar” me rezultatin 5:3.

Gjatë muajit tetor, përfaqësuesja e Kosovës, do të zhvillojë dy ndeshje, edhe atë një miqësore dhe një në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2020.

Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë me 11 tetor përballë Gjibraltarit (miqësore), derisa tri ditë më vonë do të luajë me Malin e Zi.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Dueli me Malin e Zi vlerësohet shumë i rëndësishëm për ecurinë e Kosovës në ndeshjet eliminatore, ku skuadra “dardane” pas 5 ndeshjeve në grupin “A” mban pozitën e 3-të me 8 pikë, një më pak se Çekia e vendit të dytë, që njëherit është edhe synimi i “dardanëve: në këtë fushatë, që mbyllet në muajin nëntor të këtij viti.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply