UEFA vjen me një dënim të ashpër për Agim Ibraimin! (VIDEO)

UEFA gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur kohëzgjatjen e suspendimit të futbollistit të Shkëndijës, Agim Ibraimi, pasi ky i fundit kishte “sulmuar” arbitrin kryesor Grifit në ndeshjen e  raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa, kundër Dudelanzh, njofton “infOSport.mk”.

Sipas rregullores së UEFA-s, Ibraimi nuk do të mund të luaj ndeshje ndërkombëtare deri në fund të vitit 2020.

Shkendija e mbylli ndeshjen ndaj Dudelanzh me 3 futbolliste me pak

Shkendija e mbylli ndeshjen ndaj Dudelanzh me 3 futbolliste me pakSi do e komentoni veprimin e Agim Ibraimit fare ne fund te takimit?

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 30 юли 2019 г.

Ibraimi i revoltuar me vendimin e arbitrit kryesor për të ndëshkuar me të kuq Valmir Nafiun, iu vërsul drejt në fytyrë, madje duke diskutuar me Grifit, i cili pasi i tregoi të verdhin, menjëherë ngriti lartë edhe kartonin e kuq, duke i treguar rrugën drejt dhomave të xhveshjes numrit 10-të, të Shkëndijës.

Gëzon fakti se suspendimi i Ibraimit nga ana e UEFA-s, vlen vetëm për ndeshjet ndërkombëtare, ashtu që i njëjti do të mund të ndihmojë skuadrën në ndeshjet kampionale, edhe pse ekzistonte mundësia që futbollisti i Shkëndijës të suspendohej në tërësi nga futbolli për një periudhë të caktuar.

Ndryshe pikërisht Agim Ibraimi në atë ndeshje kishte shënuar golin e barazimit ndaj Dudelanzh (1:1), skuadër kjo që megjithatë vazhdoi garat më tej, kjo për shkak fitores (2:1) në ndeshjen e parë në Shkup.

Leave a Reply