Problemet nuk kanë të ndalur te Reali! Zidane humb një tjetër titullarë për dy muaj

Barazimi zhgënjyes 2:2 mbrëmë në “Santiago Bernabeu” kundër Klub Bryzh, ka sjellë edhe një tjetër zhgënjim në mesin e “mbretërve”. Informacionet që vijnë nga Spanja, bëjnë me dije se Naço Fernandez është futbollisti i rradhës që i shtohet listës së futbollistëve të dëmtuar te Reali.

Ai lëndoi gjurin e djathtë kundër Klub Bryzh, ndaj do të mungojë për një kohë të konsiderueshme, diçka mes dy dhe tre muajve.

Fat i keq e ndoqi edhe këtë lojtar, që nuk ishte preferuar shumë nga Zidane në këtë sezon, derisa mbetën jashtë për shkak dëmtimesh Marselo dhe Ferland Mendy.

Ai u zgjodh nga trajneri francez për të mbuluar boshllëkun në të majtë të mbrojtjes, duke luajtur kundër Osasunas, Atletico Madridit dhe mbrëmë kundër Bryzh.

Në takimin e fundit iu desh të zëvendësohej në pushimin mes dy pjesëve, i pamundur të vazhdonte më tej.

Pas vizitave në spital u konfirmua dëmtimi i ligamentit kolateral të brendshëm të gjurit të tij të djathtë. Zidane tani mund të mbështetet tek Marselo për krahun e majtë të mbrojtjes, edhe pse braziliani nuk është rikuperuar ende plotësisht.

Leave a Reply