Futsal Shkupi fiton sërish, Ismet Ceka sërish në element

Futsal Shkupi për shkak se të dielën do të niset për në Kroaci për të qenë pjesë e “Main Round” të Ligës së Kampionëve në futsal, sonte ka zhvilluar takimin e javës së dytë në elitën e futsalit vendor përballë Zhelezarecit, njofton “infOSport.mk”.

Në një reprizë të finales së Kupës së edicionit të kaluar, Futsal Shkupi mundi rivalin shkupjan me rezultatin 8:5, e ku sërish në skenë doli të jetë Ismet Ceka, që realizoi “tripletën” e dytë, pas asaj në ndeshjen e xhiros së parë kundër Astibos.

Ismet Ceka vjen sërish me "hat-trik", Futsal Shkupi vjen me fitoren e rradhësFutsal Shkupi – Zhelezareci 8:5 Autorë…

Публикувахте от Futsal Shkupi в Четвъртък, 3 октомври 2019 г.

Ndryshe serinë e golave në këtë përballje të zhvilluar në palestrën “Enver Idrizi” në Seravë, e hapi Bejtulla Jakupi me golin e shënuar që në minutën e parë, teksa listës së golashënuesve iu bashkuan edhe Arsim Fazliu (4’), Zoran Levevski (8’), Erkan Shabani (18’) dhe Nikolla Dimovski (24’).

Rikujtojmë  “bardheblutë” nga Çairi të dielën do të nisen drejt Kroacisë, aty ku nga data 8 deri me 11 tetor do të zhvillojnë 3 ndeshjet e “Main Round” në kuadër të grupit 6 të Ligës së Kampionëve, ku për kundërshtarë do të kenë nikoqirët e Novo Vrijeme Apfel, qipriotët e Omonia Nikozia dhe armenët e FC Leo.

Pikërisht ndaj këtyreve të fundit lojtarët e Futsal Shkupit do të luajnë ndeshjen e tyre rë parë me 8 tetor, për tu përballur vetëm një ditë pas me Omonia Nikozia, ndërkohë ndeshja e fundit, dhe ndoshta vendimtare për atë pozitë të parë, në program do të jetë me datë 11 tetor kundër vendasve të Novo Vrijeme.

Leave a Reply