Reali dhe Milani vijnë me një shkëmbim të bujshëm

Fantazisti spanjoll Isko ka përfunduar jashtë planeve të Zinedine Zidane dhe thuajse nuk po luan fare në këtë fillim sezoni, ndërsa mediat spanjolle konfirmojnë se futbollisti është në shitje dhe se pritet të largohet që në janar.

Është “Don Balon”, që ka dhënë lajmin se drejtuesit e Realit të Madridit kanë folur me ata të Milanit dhe u kanë ofruar një shkëmbim kokë më kokë mes Iskos dhe spanjollit të “kuqezinëjve”, Suso.

Ky i fundit po përdoret nga Xhiampaolo si fantazist, rol që duket se nuk po arrin ta interpretojë si duhet, ndërsa Isco do të ishte perfekt për skemën që dëshiron të aplikojë trajneri i “kuqezinëjve”.

Nga ana tjetër, Suso te Reali do të mund të aktivizohej në të dy krahët e sulmit, në një rreshtim 4-3-3, që Zidane e ka shumë për zemër.

Leave a Reply