Maqedonia grumbullohet për Slloveninë dhe Poloninë

Reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut janë grumbulluar mesditën e kësaj të hëne në Shkup për dy ndeshjet e radhës eliminatore të Kampionatit Europian 2020 ndaj Sllovenisë dhe Polonisë. Reprezentuesit janë grumbulluar në hotelin ‘Grand Plaza” në Shkup, ndërsa seleksionuesi Igor Angellovski dhe zëvendës-kapiteni Stefan Ristovski kanë folur për mediat për këto dy ndeshjet që e presin përfaqësuesen e vendit në këtë muaj.

Sinkron: Igor Angellovski, seleksionues
“Pres ky grumbullim të kalojë pa problem dhe të përgatitemi mirë, pasi e dimë vlerën që ka kjo ndeshje për ne. Pa marrë parasysh mungesat, nuk ankohem, besoj në cilësinë e të gjithë lojtarëve që kemi këtu dhe me një disiplinë dhe angazhim maksimal, mund të arrijmë qëllimin e përbashkët, të fitojmë ndeshjen me Slloveninë”.

Sinkron: Stefan Ristovski, reprezentues
“Na presin dy ndeshje të vështira me dy përfaqësuese serioze, me listë serioze të futbollistëve të cilët në të kaluarën treguan kualitet. E mirë është që Maqedonia është në garë për vendin e dytë, por mbi të gjithë, së pari duhet të koncentrohemi te Sllovenia. Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe të tregojmë që Maqedonia është e gatshme. Kaloi një periudhë e gjatë nga ndeshja ime e fundit, lëshova përgatitjet, por ata që më njohin e din se jam person që nuk dorëzohem. Kam një javë që ushtrojë në stërvitje, por do të shohim sa do të mundem të qëndrojë. Këto ndeshje kërkojnë përgjegjësi. Fakt është që nuk jam i gatshëm, por këtu jam të ndihmojë aq sa mundem”

Për këto dy takime hendikep për përfaqësuesen e Maqedonisë do të jetë Enis Bardhi që nuk do të mungojë për shkak lëndimit, ndërsa Egzon Bejtullai do të mungojë vetëm në përballjen me Slloveninë për shkak të kartonave. Në grumbullimin e përfaqësueses u bashkangjitën edhe dy të ftuarit në mënyrë shtesë Mario Mladenovski nga Vardari dhe Gjorgi Stoilov nga Akademia Pandevi. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ndeshjen e parë e luan me Slloveninë në te enjten në Shkup, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë në transfertë me Poloninë./Shenja/

 

Leave a Reply