Ernest Gjoka: Kam ardhur në një klub që kërkon titullin kampion dhe grupet e Europës!

Shkëndija e Tetovës këtë mesdite ka zyrtarizuar për trajner të ri, Ernest Gjokën. Tekniku nga Shqipëria pas firmës në kontratë ka folur për median e klubit tetovar, duke dhënë përshtypjet e para të tij si trajner i kampionëve në fuqi.

“Mendoj se kam ardhë në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu. Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kap grupet e Europa League apo pse jo edhe Champion League “, u shpreh shefi i ri i stafit teknik të KF Shkëndija, menjëherë pas zyrtarizimit të bashkëpunimit.

Leave a Reply