Ai momenti kur policia e Kosovës kthen mbrapa ekipin e Crvena Zvezdas (VIDEO)

Policia e Kosovës nuk ka lejuar futjen e klubit serb, Crvena Zvezda, në territorin e Kosovës.

Crvena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan.

Megjithatë, Policia e Kosovës e ka ndalur ekspeditën e tyre në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Jarinje, për t’i kthyer mbrapa nga kanë ardhur.

Është vet faqja e klubit të njohur serb, që ka publikuar video në faqet zyrtare në rrjetet sociale, e ku shihet se si autobusi i klubit kthehet mbrapa në kufi.

Mos-lejimi i futjes së Crvena Zvezdas në Kosovës ka bërë që përfaqësuesit e të dy klubeve të reagojnë me indinjatë.

Leave a Reply