Barcelona me një mungesë të madhe në “El Clasico”

Barcelona me 26 tetor do të zhvillojë derbin e parë të sezonit 2019/2020 kundër Realit të Madridit. Në ndeshjen e madhe, të njohur ndryshe si “El Clasico”, trajneri i “katalunasve”, Ernesto Valverde nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e  Usmane Dembele.

Sulmuesi francez është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Seviljës, me ç’rast i njëjti nuk do të ketë mundësinë të ndihmojë skuadrën për këtë super përballje, që pritet me shumë interes nga e gjithë Bota e futbollit.

Ndërkohë sa i përket mbrojtësit Zherard Pike, i njëjti është dënuar me një ndeshje, ashtu që do mungojë  vetëm kundër Eibar, por jo edhe ndaj Realit të Madridit.

Leave a Reply