Shqipëria kreu punën që në pjesën e parë, Manaj i dha vulën fitores ndaj Moldavisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar edhe fitoren e katërt në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2020-të, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e strategut italian, Edi Reja në ndeshjen e 8-të, të grupit “H” mundi si mysfair Moldavinë me rezultatin 4:0, ndërsa fitoren “kuqezinjtë” e siguruan që në pjesën e parë, kur avansuan me rezultatin 3:0.

I pari që hapi siparin e golave, ishte sulmuesi më në formë shqiptarë, Sokol Cikalleshi në minutën e 22-të, ndërkohë 12 minuta më pas, falë gabimit të portierit moldav, Keidi Bare shënoi edhe golin e dytë për “kuqezinjtë”.

Golin e tretë, që në fund u tregua edhe si i fundit i këtij takimi të zhvilluar në Çishinau, e realizoi futbollisti i Partizanit të Tiranës, Lorenc Trashi në minutën e 40-të. Ishte ky goli debutues me fanellën “kuqezi” që në ndeshjen e tij debutuese, duke i dhënë sinjalet e duhura trajnerit italian.

Golin e fundit të këtij takimi, me të cilin vulosi fitoren e kaërt me rezultatin 4:0, e vendosi Rej Manaj, me golin e shënuar në minutën e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Shqipëria vazhdon të mbajë pozitën e katërt në renditje me 12 pikë, kjo pasi Islanda shënoi fitore në ndeshjen tjetër të këtij grupi ndaj Andorrës (2:2), teksa derbi i madh midis Francës dhe Turqisë u mbyll me barazimin 1:1, dhe me Turqinë që vazhdon të udhëheq grupin.

Leave a Reply