UEFA merr vendim për ndeshjen Kosova – Rusia

Paneli i Emergjencave brenda UEFA-s ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me situatën e ndeshjeve ndërmjet ekipeve të Kosovës dhe Rusisë.

“Ekipet nga Kosova dhe Rusia do të mbahen larg në garat e UEFA-s. Paneli i Emergjencave i UEFA-s u mblodh të mërkurën për të diskutuar situatën e ndeshjeve midis ekipeve nga Kosova dhe Rusia. Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet midis ekipeve nga Rusia dhe Kosova, Paneli vendosi që të dy ekipet të mos tërhiqen më kundër njëri-tjetrit në asnjë garim të ardhshëm të UEFA-s deri në njoftimin e mëtejshëm”, – transmeton Gazetasheshi.com nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Kështu, sa i përket ndeshjeve kualifikuese të futbollit të femrave për “EURO 2021” ndërmjet Kosovës dhe Rusisë, Paneli i Emergjencave vendosi që ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Rusisë e planifikuar të luhej më 4 tetor të shtyhet për një afat të pacaktuar, ndërkohë që ndeshja tjetër e planifikuar më 9 qershor të vititi 2020 në Rusi të luhet në një teren neutral.

Kujtojmë që Kosova dhe Rusia ndodhen në grupin “A” të kualifikimeve për Europianin e vitit 2021 në konkurrencë të femrave.

Leave a Reply