FC Shkupi pësoi disfatën e parë nën drejtimin e Qatip Osmanit (VIDEO)

FC Shkupi ka pësuar disfatën e parë nën drejtimin e trajnerit Qatip Osmani. Pas fitores 2:0 ndaj Shkëndijës dhe barazimit pa gola ndaj Makedonija GJ.P në transfertë, sot “bardhekaltërit” nga Çairi u mundën në transfertën në Veles nga Boreci me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi në këtë ndeshje avansoi me golin e kroatit, Marin Jurina, mirëpo një gol i shënuar në minutat shtesë nga ana e bashkëkombasit të sulmuesit të skuadrës nga Çairi, Nikolla Prelçeç, bëri që skuadra e Osmanit nga Velesi të rikthehet duarbosh.

Ndryshe golin e avantazhit Jurina e realizoi në minutën e 23-të, kur përfitoi nga një devijim i Lamine Diak në zonën kundërshtare dhe nga afërsia në shtyllën e dytë arriti që të mposhtë portierin, Burhan Mustafa.

FC Shkupi avanson në transfertën ndaj Borecit në Veles

FC Shkupi avanson në transfertën ndaj Borecit në VelesBORECI – FC SHKUPI 0:1(M. Jurina 23')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 19 октомври 2019 г.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Boreci barazoi shifrat në minutën e 28-të në mënyrë identike, pas një rivënie nga këndi, kur Simeon Hristov u gjind në momentin e duhur në shtyllën e dytë dhe nga afërsia shënoi për rezultat 1:1.

Ky rezultat doli të jetë edhe ai i pjesës së parë, në të cilën FC Shkupi kërkonte të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e ish portierit të saj, Mustafa, mirëpo pa sukses.

Njëjtë sikurse në pjesën e parë, edhe në të dytën, ishin djelmoshat e Qatip Osmanit që sulmonin, mirëpo sulmet e tyre me mjaft sukses ndaleshin nga ana e mbrojtësve të Borecit dhe portierit Mustafa, i cili në minutën e 53-të ndali tentativën e Suhel Muharemit.

FC Shkupi vazhdoi të dominojë në fushë, duke mbajtur posedimin e topit dhe duke kontrolluar lojën në mesfushë, megjithatë gjitha këto ranë në ujë në minutat shtesë të takimit, kur pas një gabimi të Mevlan Adilit në mbrojtje, kroati Prelçeç shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Tulio. Pas këtij shoku ekipi “bardhekaltër” nga Çairi nuk kishte mundësi dhe as kohë që të rikthehej të barazonte rezultatin, duke lënë që tre pikët të shkojnë për ekipin vendas, të cilët në këtë mënyrë arritën edhe fitoren e tretë sezonale, duke i ikur pozitës së fundit në renditje.

 

Leave a Reply