FC Shkupi dhe Renova dështojnë, fiton Struga Trim Lum

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 10-të në elitën e futbollit vendor, pas së cilës Vardari vazhdon serinë prej 9 ndeshjeve pa humbje, teksa dështuan FC Shkupi dhe Renova në transfertat në Veles, gjegjësisht Kratovë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi edhe përkundër faktit se kishte epërsi në fund pësoi disfatë. Marin Jurina shënoi golin e parë në rrjetën e Burhan Mustafës në minutën e 23-të, ndërkohë golin e barazimit, Boreci e gjeti vetëm 5 minuta më pas me anë të Simeon Hristov.

Golin e fitores Boreci e shënoi vetëm në minutat shtesë, kur kroati Nikolla Prelçeç, edhe për herë të dytë mposhti portierin e FC Shkupit, brazilianin Tulio.

Renova pas pjesës së parë pa gola, dështoi në të dytën, kur një rol të madh luajti edhe mungesa e qendërmbrojtësit Nehar Sadiki, i cili në minutën e 26-të, duheshe të lëshoj fushën pas kartonit të kuq.

Kjo bëri që Sileksi gjatë pjesës së dytë të luaj më lirshëm, ndërsa golin e parë e gjeti në minutën e 68-të me anë të mbrojtësit, Dejan Bllagojeviç. Pas këtij goli forcat në teren u barazpeshuan, pasi arbitri kryesor me të kuq ndëshkoi edhe futbollistin e Sileksit, Zheravica, mirëpo kjo gjë nuk u pengoi atyre, pasi deri në mbyllje të takimit, me anë të Darko Dodev shënuan edhe dy gola të tjerë.

Struga Trim Lum edhe për herë të dytë mundi Rabotniçkin këtë edicion, kësaj rradhe në arenën “Toshe Proeski”.  Klsiman Cake kaloi në epërsi skuadrën strugane që në minutën e 10-të, ndërsa golin e fitores për Struga Trim Lum e realizoi shkupjani, Florent Osmani.

Golin  e vetëm për “romantikët” në këtë ndeshje e realizoi David Toshevski në minutën e 52-të, kur përkohësisht kishte barazuar shifrat në 1:1, transmeton “infOSport.mk”.

Derbi lokal midis Makedonija Gj.P dhe Vardarit e zhvilluar në Gjorçe Petrov të Shkupit, u mbyll me shifrat 1:1. Daniel Avramovski në fillimin e pjesës së dytë kaloi në epërsi Vardarit, ndërkohë një pikë nga kjo ndeshje Makedonija GJ.P i’a siguroi sulmuesi Alen Jasharoski.

Rikujtojmë të premten në ndeshjen e parë të javës së 10-të, kampionët në fuqi të Shkëndijës në Tetovë u mundën nga Akademia Pandevi me rezultatin minimal 1:0. (Foto: gol.mk)

Leave a Reply