Valon Berisha “ngacmon” Celinën dhe Aro Muriç”: Nuk e di si kisha mundur me shku në Kosovë e mos me fol shqip!

Valon Berisha, djaloshi që i shënoi dy gola Anglisë në “Sent Meri” stadium, ndihet shumë i lumtur që është pjesë e Kosovës, një skuadër kjo që funksionon si një familje e madhe. Pikërisht kjo ka bërë që përfaqësuesja “dardane” të arrijë këto super rezultate dhe brenda saj gjithnjë të ketë një atmosferë të shkqlyeshme.

Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Ich bin albaner”, ku ka folur për shumë gjëra dhe natyrisht edhe për ndeshjen e madhe me Anglinë.

“Ndihem shumë mire me shokët e skuadrës, ndihem sikur në shtëpi, pikërisht kjo na çon neve përpara, se jem djem të ri”, – është shprehur Berisha, i cili tha se Kosova pikërisht ndaj Anglisë, e ka treguar fytyrën e saj të vërtetë.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari se si ka mundësi që flet kaq mirë shqip edhe pse ska jetuar në Kosovë, ai tha: “Kjo është falë prindërve, faleminderit Zotit na kanë ndejt gati prej që kem qenë fëmijë, nuk bënë me e harru gjuhën, nuk e di qysh kisha mujt me shku në Kosovë e mos me fol shqip”.

Ndoshta me këtë deklaratë, Berisha ka dashur të ngacmojë dy bashkëlojtarët e tij te Kosova, Bersant Celinën dhe Aro Muriç, të cilët nuk flasin shqip dhe gjithnjë pyetjeve të gazetarëve iu përgjigjen në gjuhën angleze.

Ndryshe Valon Berisha është njëri ndër futbollistët e parë që kishte vendosur ti bashkohet përfaqësueses së Kosovës, dhe njëherit autori i golit të parë në një ndeshje zyrtare, kur kishte shënuar në transfertën ndaj Finlandës. Futbollisti i Lacios me Kosovën numëron gjithsej 18 ndeshje dhe 3 gola të shënuar.

Leave a Reply