Dermaku dërmon Xhenoan e Goran Pandev (VIDEO)

Skuadra e Parmës, ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, ka demoluar Xhenoan e Goran Pandev me rezultatin 5:1, në ndeshjen e vlefshme të javës së 8-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Dermaku luajti titullarë për herë të parë këtë edicion me Parmën në “Serie A”, ndërsa aktivizimi i tij doli të jetë i frytshëm për skuadrën nga “Enio Tardini”, ku megjithatë figurë qëndrore doli të jetë sulmuesi danez, Andreas Kornelius, i cili realizoi 3 gola.

Nga një gol tjetër në këtë përballje për Parmën realizuan edhe Juraj Kuçka dhe Dejan Kulueshevski, teksa golin e nderit për Xhenoan në këtë ndeshje e realizoi Pinamonti në minutën e 52-të.

Te skuadra mysafire gjatë 45 minutave të para u inkuadrua edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, vendin e të cilit në fillimin e pjesës së dytë e zuri pikërisht autori i golit, Andrea Pinamonti.

Parma pas kësaj fitore, Parma me 12 pikë renditet në pozitën e 8-të, ndërkohë Xhenoa vazhdon të mbetet në zonën e ftohtë, dhe aktualisht me vetëm 5 pikë mban pozitën e parafundit në renditje.

Leave a Reply