Emir Aliu, shkupjani goleador i Vardar Forinës

Emir Aliu po kalon momentet e tij më të mira të karrierës. Shkupjani 26-vjeçar aktualisht është golashënuesi më i mirë në Ligën e Dytë – Perëndim, ku në 9 ndeshje të zhvilluara me Vardar Forinën, ka arritur që të realizojë 7 gola, shkruan “infOSport.mk”.

Pa dyshim golat e tij kanë bërë që skuadra debutuese në Ligën e dytë të mbajë hapin me skuadrat tjera, edhe pse sipas Aliut, pozita momentale e Vardar Forinës, nuk tregon fytyrën e vërtetë të kësaj skuadre.

“Vardari ka kapacitet më të lartë nga ajo që tregon renditja momentale në tabelën e klasifikimit. Unë në fund të sezonit e shoh Vardarin shumë më lartë në renditje, ndërsa më duhet të them se objektivi ynë është qëndrimi në ligën e dytë” – u shpreh fillimisht Aliu, i cili ndjehet shumë i lumtur që me golat e tij po ndihmon skuadrën.

“Ndjehem shumë i lumtur, edhe pse është ky vetëm fillimi i sezonit. Unë personalisht, por edhe gjithë shokët tjerë të skuadrës do të mundohemi të bëjmë më të mirën deri në fund të këtij edicioni, pasi Forina dhe tifozët tanë meritojnë shumë më shumë” – shprehet Aliu.

Si shumica e shkupjanëve, edhe Emir Aliu karrierën e tij e kishte nisur te FC Shkupi nga Çairi, që më pas të ketë një aventurë të shkurtër edhe në futbollin e Turqisë, ndërkohë edicionin e kaluar si pjesë e Genç Kalemler, ai kishte arritur që të shënojë 10 gola. Megjithatë edicioni i sivjetëm është më ndryshe për Aliun, i cili në vetëm 9 ndeshje ka arritur shfrën e 7 golave, ndërsa nëse vazhdon me këtë ritëm, me siguri se do të vendos rekord personal të golave brenda një edicioni në Ligën e Dytë – Perëndim, gola këto që mund ti hapin rrugën këtij djaloshi për të bërë hapin e madh në karrierën e tij.

9 ndeshje, 7 golaKUSH MË MIRË SE AI?KF VARDARI – MË SHUMË SE NJË KLUB!🔴⚫️#ForcaVardari#ForcaForina

Публикувахте от K.F. VARDARI в Вторник, 22 октомври 2019 г.

Leave a Reply