Ak.Pandev bind ndaj Makedonija GJ.P., me meritë merr kreun e tabelës (VIDEO)

Akademia Pandev e trajnerit Jugosllav Trençovski ka marrë fitoren më të thellë të këtij edicioni, duke mundur Makedonija GJ.P me rezultatin 4:0, njofton “infOSport.mk”. Njëherit kjo skuadër ka vazhduar të mbajë rrjetën të paprekur në ndeshjet si vendas, duke u konfirmuar si një ndër kandidatët kryesor për titullin e kampionit.

Fitoren e skuadrës nga Strumica e paralajmëruan dy reprezentuesit e rinj të përfaqësueses A të Maqedonisë, Lupçe Doriev dhe Gjorgji Stoilov.

Lupçe Doriev shenon ndaj Makedonija GJ.P

Lupçe Doriev shenon ndaj Makedonija GJ.PAK. PANDEV – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(L. Doriev 35')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Doriev ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 35-të, ndërkohë pas një asisti të tij, Stoilov vetëm 3 minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Jovanovskit.

Akademia Pandev shenon edhe golin e dyte ndaj Makedonija Gj.P

Akademia Pandev shenon edhe golin e dyte ndaj Makedonija Gj.PAK. PANDEV – MAKEDONIJA GJ.P 2:0(Gj. Stoilov 38')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në të dytën Akademia Pandev shënoi edhe dy të tjerë, duke mos i lënë fare hapësirë skuadrës shkupjane, që nuk rrezikoi në asnjë rast më konkretisht portierin vendas, Çubrakoviç.

Marko Rajkovic vetem disa sekonda pasi u inkuadrua ne loje shenon golin e 3-te per Ak.Pandev

Marko Rajkovic vetem disa sekonda pasi u inkuadrua ne loje shenon golin e 3-te per Ak.PandevAK. PANDEV – MAKEDONIJA GJ.P 3:0(M. Rajkovic 63')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Goli i tretë erdhi në minutën e 63-të, ndërsa ishte pjesë e rezervistit Marko Rajkoviç. Sulmuesit serb iu deshën vetëm disa sekonda në fushë, për të shënuar golin e dytë sezonal, ndërsa golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje për Akademia Pandevin e realizoi Goran Tomovski.

Super goli i Goran Tomovskit ndaj Makedonija GJ.P

Super goli i Goran Tomovskit ndaj Makedonija GJ.PAK. PANDEV – MAKEDONIJA GJ.P 4:0(G. Tomovski 80')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 октомври 2019 г.

Ky i fundit shënoi edhe golin më të bukur të këtij takimi, kur pasi pranoi një tip jashtë zonës, me të majtën e tij nguliti topin pas shpinës së portierit mysafir.

Falë kësaj fitore, Akademia Pandev rimer kreun e tabelës, kjo falë gol-averazhit më të mirë se Vardari, pasi që të dyja skuadrat kanë nga 24 pikë.

Leave a Reply