Çairi nikoqir i dy skuadrave që peshojnë 7 tituj kampion

Java e 11-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet gjatë ditës së sotme, ndërsa një ndër ndeshjet që zgjon interesim është ajo në Çair, midis FC Shkupit dhe Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo një ndeshje mes njohësve të vjetër në futbollin vendor, aty ku të dyja skuadrat kanë lënë gjurmë me titujt që kanë fituar në të kaluarën. Plotë 4 tituj kampion për Rabotniçkin dhe 3 për FC Shkupin, që dy vitet e fundit i është rikthyer skenës ndërkombëtare.

Megjithatë situata qëndron më ndryshe tani, sidomos kur është në pyetje Rabotniçki, skadër kjo që pas 10 xhirove të para mban vetëm pozitën e fundit.

Kjo ju jep kurajo futbollistëve vendas të FC Shkupit, të cilët dëshirojnë të shfrytëzojnë momentin dhe të marrin 3 pikë të reja, që do ju shërbenin shumë për të qëndruar lartë në tabelë.

Aktualisht FC Shkupi me 13 pikë mban pozitën e katërt në renditje.

Ndeshja midis FC Sshkupit dhe Rabotniçkit starton në ora 14:30.

Leave a Reply